Top Tag

Bota e teknologjisë është në shok: Të premten, Sam Altman – një nga yjet më të ndritshëm të industrisë në lulëzim të inteligjencës artificiale, u largua pa nderime nga kompania që ai vetë bashkëthemeloi, një firmë që për herë të parë prezantoi shumë njerëz drejtpërdrejtë me konceptin e AI-it. Inteligjenca artificiale ka qenë prej kohësh e pranshme në jetët tona, por deri në mbërritjen e ChatGPT, shumica e njerëzve nuk kishin folur kurrë më parë me të.

Shkarkimi i Altmanit nga OpenAI, kompania e cila qëndron pas chatbotit të famshëm, ishte s ai menjëhershëm aq edhe dramatik thotë BBC. Në një deklaratë sqaruese, anëtarët e bordit drejtues thanë se ai në mënyrë të vazhduar nuk kishte qenë i sinqertë në komunikimet me ta, e për rrjedhojë, e kishin “humbur besimin” në lidershipin e tij. Bashkëthemeluesi tjetër, Greg Brockman, i cili u shkarkua nga bordi pak minuta pas Altmanit, pohoi se të dy kishin mbetur të tronditur nga kjo që ndodhi. Bordi përbëhej nga vetëm 6 persona, përfshirë Altmanin dhe Brockmanin, cka do të thotë se për shkarkimin e tyre të beftë kishin vendosur katër të tjerët.

Vendimi ka ngjallur diskutime të mëdha aq më tepër për faktin që ai erdhi vetëm pak kohë pasi Altman iu drejtua liderëve botërore lidhur me rreziqet dhe përfitimet e teknologjisë së fuqishme, e pohoi përpara tyre me mjaft sinqeritet se AI ishte “një mjet dhe jo një krijesë” , e përcolli frikën e tij se Inteligjenca Artificiale, një ditë mund të dalë jashtë kontrollit. Vendin e tij në krye të kompanisë e merr përkohësisht shqiptarja Mira Murati.

Shumë media botërore, ndër to edhe gazeta prestigjoze amerikane, Neë York Times i ka kushtuar një artikull inxhinieres shqiptare, duke i njohur kontributin në fushën e Inteligjencës Artificiale. Murati iu bashkua OpenAl në vitin 2018, e përpara kësaj ka qenë pjesë e kompanisë Tesla, ku luajti një rol kryesor në zhvillimin e makines Model X dhe Leap Motion, ndwrsa lidhur me OpenAI-t, sic thote NYT, dhe ka ndihmuar në formimin e politikës së saj të inteligjencës artificiale në Uashington dhe Europë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SamAltman#MiraMurati#TopChannelNews

The Pulse of Washington D.C.

You may also like

© 21st Century Rich TVX America News