Top Tag

Lajmi se Kosova ka blerë dronë “Bayraktar” nga Turqia, ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar se “Kosova ka blerë një grumbull dronësh Bayraktar të prodhimit turk”, duke shtuar se kjo vjen “në një kohë kur ajo po përballet me trazira në veri, ku serbët etnikë refuzojnë t’i njohin autoritetet e Prishtinës”.
Në artikull përmendet se kryeministri Albin Kurti nuk ka njoftuar për koston e dronëve dhe se për çfarë do të përdoren ata.
“Republika 15-vjeçare po ndërton një ushtri që synon përfundimisht të ketë 5,000 ushtarë të rregullt dhe 3,000 rezervistë. Aleanca ushtarake e NATO-s ka gjithashtu më shumë se 4,500 paqeruajtës në vendin me 1.8 milionë banorë”, shkruan Reuters.
Në muajt e kaluar, Kosova është përballur me dhunën e saj më të keqe etnike në veri, ku jetojnë rreth 50,000 serbë etnikë, të cilët mbështeten nga Beogradi, thuhet në artikullin e Reuters.
Kosova synon të anëtarësohet në NATO, por katër nga anëtarët e aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e saj të vitit 2008 nga Serbia.

#kosova #asociacion #serbia #dialog #kurti #vucic #be #marreveshje #tensione #kuvend #prishtina #beograd

Subscribe to our channel “NTV Televizion” on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on https://www.ntv.al
►Follow us on Instagram: https://www.instagram.com/ntv.al
►Like us on Facebook: https://www.facebook.com/NTV.Television

____________________________

NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!

Prodhim i NTV Televizion

𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV

℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.

The Pulse of Washington D.C.

You may also like

© 21st Century Rich TVX America News